
Vllaznia e nisi sezonin e ri në Superiore me këmbën e mbarë, me shkodranët që mposhtën 2-0 skuadrën e Egnatias në “Loro Boriçi”. Një ndeshje mjaf e luftuar, ku nuk munguan edhe portestat nga ekipet.
Pikërisht për protesta u ndëshkua me karton të kuq, Edi Martini. Në minutën e 22-të të ndeshjes, ku Vllaznia po udhëhiqte 1-0 ndaj kampionëve në fuqi, Martini proteston për një faull, gjë e cila nuk falet nga arbitri i sfidës.
Një karton i kuq që në ndeshjen hapëse të kampionatit tregon shumë se si do të jetë ky sezon. Por tashmë kuqeblutë do të duhet të luajnë ndeshjen e ardhshme pa MArtinin në stol.
Saktësisht ndaj Dinamos në transfertë, nuk do të mund të mbështeten te shkodrani, i cili do të duhet ta ndjekë këtë përballje nga tribuna. Kujtojmë se kjo sfidë është programuar të zhvillohet më 31 gusht në orën 20:00 në “Elbasan Arena”.