Të gjithë sy e veshë do të jemi nga “Air Albania”. Në orën 20:00 do të luhet gjysëmfinalja e dytë e “Final – Four”, ku do të mësohet më pas edhe ekipi që do të kualifikohet në finalen e madhe.
Egnatia dhe Vllaznia do të përplasin “brirët” mes tyre në një stadium ku pritet të ketë shumë tifozë. Një duel spektakolar dhe mjaft i luftuar do të jetë mes rrogozhinasve dhe shkodranëve.
Skuadra e Edlir Tetovës është e favorizuar nga barazimi, ndërsa kuqebluve iu bën punë vetëm fitorja. Kujtojmë se Partizani është skuadra e parë e kualifikuar në finalen e “Final – Four”, me demat që presin me padurim të mësojnë kundërshtarin e tyre për finalen e 26 majit.
Poll