Vllaznia
Vllaznia do të luajë një ndeshje mjaft delikate shumë të rëndësishme ndaj Teutës në kuadër të javës së 13-të të kampionatit. Shkodranët pas barazimit 1-1 me Partizanin, do të synojnë rikthimin te fitorja në kampionat.
Për Edi Martinin nuk do të jetë aspak e lehtë, me shkodranin që tashmë është në “hall”. Kjo pasi do të ketë mungesa të rëndësishme për këtë përballje për shkak kartonësh.
Ardit Krymi dhe Eslit Sala nuk do të japin kontibutin e tyre ndaj durrsakëve dhe kjo i shkakton “dhimbje koke” trajnerit. Martinit tashmë i lind nevoja të “rindërtojë mesfushën”, gjë e cila nuk do të jetë e lehtë, pasi mungojnë 2 nga liderët e skuadrës.
Poll
