Mesfushori defensiv i Elbasanit Ibrahim Abbas u përzgjodh “Lojtari i Ndeshjes” në takimin e elbasansve karshi Dinamos në “Air Albania” e përfunduar 1 – 1. 27-vjeçari u prononcua pas sfidës, duke u prekur edhe tema e titullit:
“Gjithmonë është shumë e vështirë të luash kundër Dinamos, sepse janë një nga ekipet më të mira të Superiores. Ne e dinim se çfarë na priste sot ndaj dinamovitëve.
Sakrifikuam dhe ndihmuam njëri-tjetrin si një skuadër. Dinamo ka shumë lojtarë të mirë dhe ne e dinim këtë, prandaj kërkohej saktësi në pasime, e cila lidhet me faktin që ata kanë futbollistë të shpejtë.
Nga ato ndeshje që duhte t’i kemi pasimet 100% të sakta, sepse mund të na rrezikonin në tranzicion negativ. Çështja titull? Duhet të fokusohemi vetëm te ndeshja e radhës. E gjithë vëmendja është te dueli me Partizanin. Shumë shpejtë për të folur rreth titullit”.
