Klubi i Burrelit, ka reaguar ashpër në lidhje me një situatë të ndodhur në emisionin “Supergol” në RTSH. Menjëherë pas sfidës Burreli – Pogradeci, e cila u fitua nga matjanët 2-0, “Lojtari i Ndeshjes”, Arnold Këaku Siaë doli para kamerave për të dhënë prononcimin e tij.
Megjithatë, në momenti ne shfaqjes së tij në ekran, moderatorja Hygerta Sako dhe “grupi” i saj në studio, Ardi Behari, Gerd Haxhiu dhe Klajdi Kola nisën të qeshnin. Madje, nuk munguan as komentet e “tepruara” pas prononcimit të futbollistit.
Pikërisht këtë situatë, në reagimin e tij, klubi i Burrelit e quan “akt tallje dhe bullizimi”. Ndër të tjera, klubi i Kategorisë së Parë thekson se kjo është një “mungesë respekti ndaj njeriut”.
REAGIMI:
Reagim ndaj bullizmit mediatik ndaj lojtarit tonë Siaw
Në një emision televiziv sportiv, u bë një akt i turpshëm bullizmi dhe talljeje ndaj lojtarit tonë Siaw, i cili me profesionalizëm e përulësi po përfaqëson me nder Burrelin.
Në vend që të vlerësohej për performancën e tij të shkëlqyer – me gola vendimtarë ndaj Pogradecit, dhe me një kontribut të madh në ecurinë e skuadrës – disa drejtues të emisionit zgjodhën të qeshnin e ta ofendonin publikisht për pamjen e tij sepse nuk ishte fokusuar ledi tamon ne sfond dhe dhe per ato qe duhet me mesuar nga e para me lexuar jane shume dobet. Kjo nuk është humor, por racizëm dhe mungesë respekti ndaj një sportisti që jep maksimumin në fushë dhe që ka fituar zemrat e tifozëve verdh e blu. Në intervistë, Siaw foli me zemër – falënderoi tifozët, tha se skuadra është e bashkuar dhe se është i lumtur për ne.
Ndërkohë, nga studio dëgjoheshin të qeshura e tallje, një turp për çdo njeri që e quan veten gazetar sportiv!
Kjo është përtej futbollit – kjo është mungesë respekti ndaj njeriut, ndaj sportistit, ndaj vlerave që lojtari yne jep per kete fanelle Siaw, jemi me ty!
Të mbrojmë sot, sepse nesër do të krenohesh me ne dhe ne me ty!
Ti nuk je vetëm një lojtar, je pjesë e familjes sonë, pjesë e Burrelit! Për gjithë ata që qeshën, një mesazh i qartë:
Burreli nuk harron dhe nuk fal mungesën e respektit!
Kjo fanellë nuk përfaqëson vetëm një ekip, por një qytet që di të ngrejë zërin për të vetët!
View this post on Instagram
