
Elbasani
Elbasani e ka nisur këtë prag merkato me largime dhe jo afrime. Bruno Telushi nuk do të jetë më pjesë e verdhebluve, pasi lojtari dhe klubi kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin mes tyre.
Dëmtimet ishin pengesa kryesore për 34-vjeçarin në këtë sezon futbollistik. Kjo ka qenë një nga arsyet kryesor pse klubi dhe lojtari vendosën që të ndërprisnin kontratën, duke mos vazhduar më.
Kujtojmë që në këtë sezon të Superiores, Telushi ka luajtur vetëm 7 takime. Edhe në këto 7 sfida të luajtura, 34-vjeçari ka qenë i aktivizuar vetëm 326 minuta, duke asistuar në një gol.
Poll