Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E mori me bujë dhe synonte të shkelte në gjurmët e Skukës, Partizani “djeg” në stol sulmuesin e talentuar

Shkruar nga NEWSPORT
E mori me bujë dhe synonte të shkelte në gjurmët e
Alfred Mesnah, Albers Keko dhe Eros Grezda duke festuar golin ne derbi/ Partizani 2-1 Tirana

Albers Keko ishte një nga afrimet e Partizanit para dy sezonesh, që u cilësua si goditje nga opinion sportive. Shtatlarti i fazës ofensive kishte bërë mirë në repartin e sulmit me Korabin dhe të njëjtën gjë pritej të bënte dhe në kryeqytet.

Precedentët ishin pozitivë në klubin e kuq teksa Xhuliano Skuka ishte një dibran që mbushi arkën e 17 herë kampionëve të vendit.

Megjithatë me kalimin e kohës, anësori i djathtë i fazës ofensive tregoi të kundërtën. Si me Orges Shehin, ashtu edhe me trajnerin Veselinoviç, nuk ka mundur të marrë minuta si titullar. Fakt ky që padyshim nuk lë shije pozitive te 23-vjeçari.

Drejtuesit e shohin si element cilësor për të ardhmen, megjithatë pritet të shihet nëse do të mund të mposhtë konkurrencën me shokët e tjerë të skuadrës. Me Orges Shehin, Keko “ngrohu” stolin, të njëjtën gjë po bën edhe këtë sezon me trajnerin serb Veselinoviç.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga