
Skënder Gega
Skënder Gega nuk është më trajner i Partizanit. Klubi kryeqytetas dhe tekniku 61-vjeçar kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin, pasi Gega ka dhënë dorëheqjen nga posti.
Ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë reagimi i sulmuesit të “Demave”, Xhuliano Skukës. Me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, dibrani ka reaguar për largimin e Gegës.
“Kënaqësi profe”, shkruan sulmuesi në Instagram. Ndërkohë që fjalët janë vendosur krah një foto ku shfaqen teniku 61-vjeçar dhe Skuka.

Postimi i Xhuliano Skukës
Poll