Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ “Tërmet” në Superiore, Skënder Gega largohet nga Partizani

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ “Tërmet” në Superiore, Skënder Gega largohet
Skënder Gega

Skënder Gega nuk është më trajner i Partizanit. Klubi kryeqytetas dhe tekniku 61-vjeçar kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin, pasi Gega ka dhënë dorëheqjen nga posti.

Gega e rimori drejtimin e Partizanit në mars të këtij viti, duke drejtuar të kuqtë në 11 ndeshje. Përgjatë këtyre sfidave që ishte në pankinë, 61-vjeçari mori  5 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje.

Humbja e fundit ishte ajo që “dhembi” më shumë, përballë Kalju në Conference League. Disfata 0-1 përballë estonezëve solli edhe eliminimin e “Demave” nga Kupat e Evropës.

Postimi i Partizani:

FK Partizani njofton se trajneri Skënder Gega ka paraqitur dorëheqjen nga detyra, e cila është pranuar nga Presidenti i klubit.
E falënderojmë trajnerin Gega për kontributin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kësaj periudhe dhe i urojmë suksese në vazhdim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga