Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E KRYER/ Elbasani zgjedh zëvëndësuesin e Nevil Dedes, verdheblutë rikthejnë italianin në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Elbasani zgjedh zëvëndësuesin e Nevil Dedes,
Diego Longo

Largimi i Nevil Dedes nga posti i trajnerit ka vënë në lëvizje klubin e Elbasanit. Verdheblutë janë në kërkim të një trajneri të ri që do të drejtojë ekipin në fazën përgatitore para nisjes së sezonit të ri në Superiore.

Emrat e lojtarëve në hyrje kanë qenë dhe janë me mjaft eksperiencë ndaj edhe trajneri pritet të jetë i këtij niveli. Drejtuesit kishin piketuar 3 emra konkretë që janë Giovanni Colella, Diego Longo dhe Serse Cosmi për stolin.

All - Paragraf - 3

Të tre trajnerë italiane me dy të parët që kanë qenë protagonistë në kampionatin shqiptar. Colella fitoi titullin kampion me Partizanin, ndërsa Longo drejtoi disa skuadra. Cosmi është emri më i bujshëm me 66-vjeçarin që ka një CV të pasur në Itali ku ka drejtuar edhe Peruggian në Serie A, ndërsa së fundmi Rijekën në Kroaci.

Të tre emrat janë duke u studiuar nga kryesia verdheblu dhe kanë dalë me vendimin që Diego Longo është emri i duhur. Ish-trajneri i Kukësit, Teutës e Flamurtarit pritet të rikthehet në Superiore e të firmosë me Elbasanin. Kontrata është gati dhe ajo që mbetet është vetëm zyrtarizimi i klubit.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7