Florian Përgjoni ka folur mbi derbin e shumpritur pas intervistës së teknikut Magani. Lojtari i bardhebluve është i lumtur për rikthimin e tifozerisë, po ashtu si trajneri. Duket qartë nga fjalët e të dyve se objektivi i tiranës është vetëm fitorja në derbi kundër Partizanit.
“E kemi përgatitur si çdo ndeshje tjetër. Jemi të qetë. Duhet të fitojmë ndeshjen.
Tifozeria jonë e zjarrtë na ndihmon. Rikthimi para derbit është diçka shumë e rëndësishme. Na ndihmojnë shumë me entuziazmin që na japin. Është kryesore prania e tyre. Shumë pozitive.
I ftoj të jenë sa më të shumtë dhe të na përkrahin.”, u shpreh Përgjoni.
Poll