Kamer Qaka kur ishte pjesë e Kombëtares shqiptare
Tirana në këtë merkato po tregohet pa “frena”. Kjo pasi bardheblutë po bëjnë transferime të rëndësishme dhe cilësore për të shpëtuar sezonin, pasi siç dihet aktualisht ndodhen në fundin e klasifikimit në Superiore.
Kështu pas rikthimeve të Emmanuel Ernest dhe Redon Xhixhës, drejtuesit kanë gati firmën me ish-futbollistin e Kombëtares. Bëhet fjalë për Kamer Qakan, i cili vitet e fundit ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tetovës.
Mesfushori pëlqehet shumë nga Ardian Nuhiu dhe drejtuesit bardheblu, me të cilët firms duket çështje orësh. Futbollisti pritet të mbërrijë ditën e sotme në kryeqytet, për të “kopsitur” edhe kontratën me bardheblutë, pasi palët kanë arritur shumë shpejt akordin mes tyre.
Poll
