Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E BUJSHME/ ‘Thumbimet’ ndaj klubit, Dinamo pezullon Dritan Mehmetin

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ ‘Thumbimet’ ndaj klubit, Dinamo pezullon Dritan Mehmetin
Dritan Mehmeti

Dritan Mehmeti është pezulluar nga posti i trajnerit të parë të Dinamos. Ka qenë vetë klubi që ka bërë të ditur lajmin me një postim në faqen zyrtare.

“FC Dinamo City njofton pezullimin e Dritan Mehmetit nga posti i trajnerit të ekipit të parë. Klubi dinamovit bën me dije se teknikut Mehmeti i është dhënë drejtimi i skuadrës U-21. Deri në momentin e zyrtarizimit të trajnerit të ri, 18 herë kampionët do të stërviten nga Erjon Xhafa, i cili momentalisht mban postin e drejtorit të akademisë blu”, njofton Dinamo.

Arsyet nuk janë bërë të ditura nga klubi, por Mehmeti shpeshherë ka qenë kritikues i hapur në konferencat pas ndeshjeve ku i bën thirrje klubit për mënyrën e menaxhimit të skuadrës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga