Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E BUJSHME/ Partizani nis merkaton, një sulmues portugez bëhet “Dem”

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Partizani nis merkaton, një sulmues portugez bëhet
Partizani

Partizani ka nisur merkaton. Pas largimeve të Atanaskoskit dhe Zekollit, që tashmë janë zyrtare, “Demat” kanë menduar për afrimet, duke e nisur që nga reparti i sulmit.

Bëhet fjalë për një sulmues portugez. Sipas shtypit të shkruar, Rodrigo Piloto, sulmuesi i Atletic d’Escaldes ka arritur marrëveshjen me klubin e Partizanit dhe tashmë pritet vetëm firma dhe zyrtarizimi. 23-vjeçari që më parë ka qenë edhe pjesë e moshave të Sportingut të Lisbonës, shihet nga drejtuesit e nënkampionëve si i duhuri për të përforcuar sulmin.

Por, ky transferim nuk erdhi nga hiçi. Pasi skuadra nga ky sulmues po vjen, ka qenë një nga kundërshtarët e Partizanit në aventurën e vjetshme europiane. Aty ka qenë dhe momenti që 23-vjeçari u bëri përshtypje drejtuesve të kuq, që tashmë janë gati të mbyllin këtë operacion.

E BUJSHME/ Partizani nis merkaton, një sulmues portugez bëhet
Rodrigo Piloto

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga