
Flamurtari po punon shumë në të gjitha aspektet. Sinan Idrizi së fundmi ka takuar nga aafër presidentin e Galatasarayt, Dursun Özbek.
Palët kanë diskutuar mes tyre për një marrëveshje, e cila ka në fokus zhvillimin e klubit të Flamurtarit dhe shtrirjen e këtij bashkëpunimi edhe më gjërë. Nga sa mësohet është arritur një akord paraprak mes tyre.
Kjo do të thotë se Flamurtari do të vihen nën menaxhimin e menaxherve turk, të cilët do të japin sugjerimet e tyre për afrimet e lojtarëve. Ndërkohë gjithashtu do të hidhet edhe një sy nga akademia dhe përmirësimi i infrastrukturës.
Ende nuk dihet se kjo do të bëhet që në këtë sezon, apo duke nisur nga viti i ardhshëm. Gjithsesi Flamurtari këtë sezon do të luajë në Superiore dhe vlonjatët do të tentojnë të jenë protagonistë në elitë, ku do të synojnë të fitojnë trofe.