Egnatia mori një fitore të rëndësishme në Superiore kundër Bylisit me shifrat 5 – 1. Trajneri i rrogozhinasve Edlir Tetova foli para mediave pas këtij suksesi:
“Mendojë se interpretim ishte një ndeshje shumë e mirë. Mundësitë ishin edhe para kartonit të kuq. Ndeshja e parë e Bakayokos pas 35 ditësh, pas një dëmtimi të rëndë.
Një shenjë e mirë që sulmuesit tanë u zhbllokuan. Duke marrë parasysh lojtarin Bruno te Bylsi, donim ta nxirrnim nga pozicion me Aleksin dhe dha rezultat. Kishim bërë një zgjedhje të mirë. Tranzicioni?
Kemi qenë me diktim. Të tre lojtarët në sulm ka qenë më karakteristika në thellësi. Çdo sulmues kërkon vazhdimësi, bëmë një ndeshje të mirë, por mos të harrojmë se rivali ishte me një lojtar më pak. E arritëm qëllimin kundër Bylisit”.
