Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dy sulmues mbeten jashtë, Tetova ka gati formacionin për debutimin në Champions

Shkruar nga NEWSPORT
Dy sulmues mbeten jashtë, Tetova ka gati formacionin për debutimin
Edison Ndreca

Egnatia do u japë ditën e sotme fund përgatitjeve për duelin e ditës së nesërme ndaj Boran Banja Luka. Një duel shumë i rëndësishëm, me rrogozhinasit që synojnë të debutojnë në Champions League me fitore.

Përballje kjo që do të luhet ditëm e nesërme në orën 21:00 në stadiumin  “Gradski stadion Banja Luka” në Bosnje Hercegovinë. Edlir tetova prej ditësh ka zhvilluar intensivisht përgatitjet për këtë sfidë, ndërsa në kokën e tij ka gati formacionin për këtë përballje.

Për këtë takim, timonieri ka lënë jashtë dy futbollistë, të cilët nuk i ka përfshirë fare në listë. Bëhet fjalë për Drame, i cili vazhdon të mos bindë drejtuesit. Ndërkohë lojtari i dytë është Montenegro, i cili prej disa ditësh nuk ëshë stërvitur me ekipin, pasi vazhdon të mungojë.

Me rrogozhinasit pritet të debutojnë ditën e nesërme 3 afrimet e reja. Kështu Tetova mund të ketë rezervuar disa minuta për Alijev dhe Lushkjen, ndërsa Kasa pritet të rikthehet të luajë për Egnatian.

Formacioni i mundshëm:

Egnatia: Sherri, Dylis, Alijev, Xhemajli, Fangaj, Zejnullai, Aleksi, Ibrahimoglu, Kasa, Ndreca, Bakajoko. Trajner: Edlir Tetova

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga