Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Jashtë “Final – Four”, Refik Halili ‘shkund’ Tiranën dhe iu vendos ultimatum

Shkruar nga NEWSPORT
Jashtë “Final – Four”, Refik Halili ‘shkund’
Fotmontazh/ Tirana - Refik Halili

Tirana do të luajë dy ndeshje mjaft të rëndësishme në fund të këtij sezoni. Fillimisht ditën e nesërme do të presin Vllazninë në “Air Albania”, ndërsa të shtunën sfidojnë Egnatian.

Bardheblutë vijnë pas dy humbjeve në kampionat, të cilat fatkeqësisht aktualisht e lënë jashtë “Final – Four”. Për këtë arsye dy duelet e ardhshme marin një rëndësi të madhe, kur 6 pikët janë mëse të detyrueshme.

Skuadra nuk po kalon një moment të mirë dhe kjo ka bërë që Refik Halili të mos jetë aspak i kënaqur dhe të zbresë vetë në fushën e lojës. Kështu në stërvitjen e ditës së djeshme në “Skënder Halili”, kreu i klubit ka takuar gjithë grupin e skuadrës dhe ka folur me ta për momentin “jo” të tyre.

Halili ka “shkundur” mirë ekipin dhe ka vendosur “ultimatum” për 6 pikë në dy sfidat e ardhshme. Pikë këto që mund të mos mjaftojnë për të kapur vendin e 4-të në klasifikim, pasi aktualisht janë në vendin e 6-të me  46 pikë, 1 më pak se Dinamo dhe Skënderbeu.

Fatkeqësisht tashmë asgjë nuk është në dorën e tyre, por ajo që mund të bëjë ekipi i drejtuar nga Erbi Fagu është të marrin pikët  plota në dy sfidat e tyre dhe më pas të shpresojnë te ndalesa e rivalëve. Mbetet të shihet se çfarë do të na “servirin” dy ndeshjet e fundit të këtij kampionati dhe nëse kryeqytetasit do t’ia dalin të jenë pjesë e “Final – Four” apo jo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga