Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Duel që vlen sa i gjithë sezoni, në Ballsh luhet për mbijetesë dhe “Final – Four”

Shkruar nga NEWSPORT
Duel që vlen sa i gjithë sezoni, në Ballsh luhet për
Partizani - Bylis

Bylis – Partizani është një nga duelet e javës së 35-të të Superiores. përballje kjo që është programuar të zhvillohet ditën e shtunë në orën 15:30 dhe që është shumë delikate për objektivat e të dyja skuadrave.

Në “Adush Muça” do të luhet për mbijetesë dhe për në vend në “Final – Four”. Ballshiotët do të luftojnë në çdo cep të fushës për fitoren, e cila vlen shumë në garën për mbijetesë.

Ndërkohë nga krahu tjetër kryeqytetasit janë të dënuar vetëm për 3 pikët, pasi kërkojnë të sigurojnë vendin e 4-të në klasifikim, pozicion ky që të çon në Final- Four.

Një 90-të minutësh shumë delika, i cili vlen thuajse sa një sezon i tërë. Aktualisht Bylisi ndodhet në vendin e 9-të me 36 pikë, ndërsa Partizani është i 4-të me 50 pikë, 1 më shumë se Elbasani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga