
Fotomontazh / Dritan Mehmeti & ekipi i Dinamos
Dritan Mehmeti po kërkon “Final 4” me Dinamon këtë sezon. Kjo pasi vështirësitë e fillimit janë harruar dhe tashmë mbajnë vendin e katërt në renditjen e Superiores.
Takimi i radhës është në transfertën e Kukësit. Pikërisht në “Kukës Arena”, të dyja skuadrat do të masin forcat të dielën në orën 15:00.
Mehmeti ka qenë i suksesshëm si trajner në takimet kundër Kukësit. Kjo pasi tekniku 44-vjeçar nuk është mposhtur asnjëherë nga verilindorët.
Nga katër takime gjithsej, tre i ka fituar dhe një ka përfunduar barazim. Kështu në Kukës do të shkojë me besimin e plotë, për të marrë rezultat pozitiv.
Poll