
Vllaznia dhe Teuta u ndalën në barazim me shifrat 1-1 mbrëmjen e sotme në Superiore. Në përfundimin e takimit, Esat Mala doli në prononcim për mediat pasi u shpall lojtari më i mirë i takimit.
“Pak rëndësi ka të jem më i miri i ndeshjes dhe të mos merrnim pikët e plota. Dominuam dhe meritonim pikët e plota, me pak përqendrim pësuam gol në fund, ky është futbolli. Bëmë shumë aksione të mira, kemi cilësi si lojtarë dhe i treguam. Skemat e treguara në fushë janë frytet e stërvitjes.
Po njihemi me lojtarët e rinj, po ecën mjaft mirë. Me pak fat sot mund të dilnim me 3 pikë. Janë pozicione të njohura për mua si mesfushë dhe krah. Më e drejta është të jem ku mund të kontribuoj më shumë për ekipin. Normalisht kjo Vllazni e sivjetshme ka konkurrencë dhe dallohet mes lojtarëve.
Ndihem mirë me çunat, ka konkurrencë dhe jemi në bashkëpunim të çojmë Vllazninë aty ku i takon”, u shpreh Mala.