Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdaric ka folur për mediat pas humbjes 3-2, në Shkodër. Dinamo mposhti shkodranët në shtëpi dhe kjo ‘dhemb’ shumë. Tekniku i huaj është parë shpesh gjatë takimit, të jetë pa fjalë, i heshtur ose i acaruar pas një pësimi të ndonjë prej 3 golave.
Loja e dobët, rezultati, po mbi të gjitha 3 pikët e vlefshme që ikin ‘vrasin’ shumë mendjen e trajneriti të ‘kuqebluve’.
“Në pjesën e parë nuk luajtëm mirë. Bëra ndryshime taktike. I dhashë shkundje ekipit. Doja të ndryshoja diçka në ideologji. Nga psikologjia duhej të ngriheshim.
Djemtë u ngritën. Treguan mentalitet. Fatkeqësisht ishte tepër vonë për ne. Duhet të korrigjojmë veten. Kemi bërë shumë gabime që duhen analizuar.
U ankova tek arbitri pasi m’u duk e padrejtë, kishte vonesa e duhej luajtur pak më shumë mendoj.", u shpreh Brdaric.