Skënderbeu ka nisur ditën e sotme përgatitjet për duelin me Partizanin, takim që do të luhet ditën e premte në orën 20:00 në “Air Albania”. Kjo sfidë është e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të “Final – Four”, ku “Ujqërit e Dëborës” janë më të motivuar se kurrë për të tentuar fitoren.
Siç dihet fitorja është e vetmja rrugë për “djemtë” e Ivan Gvozdenovic për të vazhduar garën për titullin, pasi humbja favorizon Partizanin. Demat kanë mbyllur kampionatin në vendin e 2-të. Gjithsesi kjo pak rëndësi ka dhe në Korçë besojnë shumë te statistikat e këtij sezoni, pasi korçarët i kanë mposhtur 2 herë të kuqtë dhe u kanë marrë edhe një barazim në këtë sezon.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet spciale të bërë nga klubi gjatë një seance stërvitore tregojnë se janë gati për këtë sfidë. Kujtojmë se Skënderbeu e mbylli këtë sezon në vendin e 4-të, ndërsa tashmë ka mundësinë të tentojë deri në fund për titullin kampion.