Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Djemtë treguan karakter", Roberto Bordin: E vështirë të përmbysësh, na duhej fitorja

Shkruar nga NEWSPORT
"Djemtë treguan karakter", Roberto Bordin: E vështirë
Roberto Bordin

Elbasani ka fituar përballë Bylisit sfidën e vlefshme për javën e 16-të të Superiores. Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të vendasve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri fitues, Roberto Bordin.

“Siç e thashë dhe para ndeshjes, që sot ishte e rëndësishme që të fitonim. Ishte tepër e vështirë sepse ishim në disavantazh edhe pse ata ishin me 10 lojtarë. Megjithatë i komplimentoj çunat për karakterin që treguan dhe na rikthyen te fitorja që mungonte.

Unë mendoj pak më ndryshe. Jo direkt kur jemi në superioritet numerik mund të ndryshojmë skemë që në fillim. Kishim shumë raste që mund të shënonim dhe më pas vendosëm që të ndryshonim pas pjesës së parë. Normalisht nuk mendoja që ekipi do të pësonte, prandaj ishte shumë afër përfundimit të pjesës së parë.

Sa i përket ndeshjes së sotme edhe kur kaluam në avantazh 2-1 i kemi humbur disa herë ekuilibrat sepse donim të shënonim golin e tretë. Unë falenderoj vetë çunat e mi pasi nuk është e lehtë të përmbysësh”, është shprehur Bordin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga