Ndarja nga jeta e Resul Demit ishte lajmi i trishtë që kaploi klubin e Partizanit e jo vetëm. Presidenti i nderit dhe babai i presidentit aktual Gaz Demi, ishte një figurë e dashur për të gjithë dhe humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh.
Mesazhe të shumtë nga figura të sportit deri te tifozët e thjeshtë që i ndodhen pranë klubit dhe presidentit Gazment Demi në këtë moment të vështirë.
Edhe Skënder Gega, ish-trajneri kampion i sezonit 2018-2019, ka ndarë një foto të tijën me të ndjerin në Instagram ku shkruan: U prehsh në paqe miku im i dashur, Resul Demi!
Poll