
Vllaznia
Vllaznia do të futet sërish në merkato. Kjo pas disfatës turpëruese 0-4 ndaj Valur në Conference League.
Eleminimi i hidhur nga Europa bën që drejtuesit të shikojnë për lojtarë të rinj. Diçka të tillë e preku dhe trajneri Brdaric pas sfidës me islandezët.
Më parë dukej se Vllaznia e kishte plotësuar grupin e titullarëve. Çdo gjë është në dyshim tashmë kur Superiorja qëndron 1 muaj larg.
Me përjashtim të portës, repartet e tjera shfaqin nevojë. Tashmë është radha e drejtuesve të thonë fjalën e tyre.
Poll