Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dinamo rinis sot nga puna, trajneri i ri drejton seancën stërvitore

Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo rinis sot nga puna, trajneri i ri drejton seancën stërvitore
Dinamo

Dinamo i jep fund sot pushimit 2-ditor. Skuadra do të zbresë në fushë ditën e sotme, për të kryer seancën e radhës stërvitore, e para që do të drejtohet nga trajneri i ri, Ilir Daja.

Ky i fundit do të ketë krah tij, të birin, Glen Daja, ashtu si edhe te Ballkani. Ndërkohë që përveç djalit të tij, Ilir Daja në staf do të ketë një shok të vjetër të tijin, siç është Ilir Bozhiqi, trajneri i portierëve te Dinamo dhe Kombëtarja.

Nën vëzhgimin e Ilir Dajës, Dinamo do të nisë ditën e sotme përgatitjet për derbin kundër Partizanit. Kujtojmë që kjo sfidë do të zhvillohet më 12 shtator në stadiumin “Arena e Demave”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga