Dinamo padiksutim është një nga skuadrat pretendete për të fituar titullin në këtë sezon. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja po “kërcënon” vazhdimisht Egnatian, që janë dhe kampionët në fuqi.
Kjo pasi vlen të kujtojmë 2 finalet e humbura nga rrogozhinasit në duelet ndaj dinamovitëve. Këto të fundit duket se janë bërë “makthi” i Egnatias dhe Edlir Tetovës.
Siç dihet Dinamo ia doli të fitojë Kupën e Shqipërisë ndaj “djemve” të Tetovës në maj të këtij viti, teksa vetëm 3 ditë më parë iu rrëmbeu edhe Superkupën e Shqipërisë. 2 trofe radhazi dhe tashmë nisen të sigurtë drejt titullit.
Padiksutim që te Dinmo duan të 3-tën të vërtetën, atë që vlen më shumë se çdo trofe tjetër, titullin kampion dhe siç duket Daja e ca vendosur ekipin në “shinat” e duhura për të rikthyer titullin te dinamovitët, titull që mungon prej 16 vitesh.
