
Elbasani – Dinamo është njëra nga sfidat e ditës së sotme që do të luhet në orën 19:00 në “Elbasan Arena”. Duel ky që është i vlefshëm për javën e 3-të të kampionatit.
Një sfidë e cila premton të jetë mjaft e luftuar dhe spektakolare, ku emocionet nuk pritet të mungojnë.. Historia ka treguar se Elbasani – Dinamo është një nga sfidat më delikate dhe të rëndësishme në Superiore.
Në 4 duelet e së kaluarën, Dinamo e Ilir Dajës është dukshëm favorite. Kjo pasi dinamovitët kanë fituar 3 nga 4 sfidat mes tyre.
Ndërkohë vetëm 1 ndeshje mes tyre ka përfunduar në barazim. “Blutë” kanë mundur të shënojnë 11 gola, kundrejt 3 golave që kanë shënuar verdheblutë. Kështu në “Elbasan Arena” Ivan Gvozdenovic do të synojë të thyejë tabu ndaj dinamovitëve dhe të sigurojë fitoren e parë ndaj tyre.