Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dinamo e “fikur” në 2026-ën, fjalët e Ilir Dajës shkojnë në “vesh të shurdhët”

Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo e “fikur” në 2026-ën, fjalët e Ilir Dajës
Ilir Daja - Adrian Bardhi

Viti 2026 nuk ka nisur aspak mirë për skuadrën e Dinamos. Në 2 ndeshje të luajtur këtë vit të ri kalendarik, “Blutë” grumbullojnë vetëm 1 pikë, teksa kanë humbur “terren” ndaj kreut.

Detaj interesant dhe domethënës është se dinamovitët nuk kanë shënuar asnjë gol kundër Teutës dhe Vllaznisë (2026). Ishte pikërisht kërkesa e trajnerit Ilir Daja për merkaton e janarit në adresim të bordit, transferimin e një sulmuesi me përvojë, por që deri në këtë pikë ka rënë në “vesh të shurdhër”.

Merkatoja e dimrit po shkon drejt mbylljes, ndërsa kryeqytetasit nuk kanë bërë asnjë lëvizje, gati inkezisten në tregun e afrimeve. Pas 20 javësh kampionat, Dinamo renditet në pozitën e 4-të me 33 pikë, 5 më pak se Egnatia kryesuese.

Poll

Lexo gjithashtu