Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Derbi jo i vështirë, por cinik", Arbër Abilaliaj gjen dobësinë e Tiranës: Nuk kanë organikë

Shkruar nga NEWSPORT
"Derbi jo i vështirë, por cinik", Arbër Abilaliaj gjen
Arbër Abilaliaj

Tirana do të luajë përballë Partizanit supersfidën e javës së 33-të të “Abissnet Superiore”. Derbi do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 19:00. Në prag të kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV ka folur drejtori sportiv i “Demave”, Arbër Abilaliaj.

“Është një sfidë shumë delikate për të dyja skuadrat. Në këto momente kemi në dispozcion të gjithë ekipin dhe për herë të parë profesor Gesi mund të provojë shumë variacione gjatë ndeshjes. Ne i kemi mëse të nevojshme pikët ashtu si Tirana që të kapim objektivin që është vendi i dytë. Pak a shumë është si Final Four”, është shprehur fillimisht Abilaliaj.

Më shumë e vështirë apo cinike?

“Është më shumë cinike, duke patur parasysh që ekipi ynë vjen i plotë;. Duke patur parasysh që lojtarët gëzojnë formë të mirë dhe ata të stolit janë të gatshëm për të hyrë dhe për të ndryshuar ndeshjen. Mendoj se do të jetë një ndeshje cinike më shumë se e vështirë”.

Ku keni marrë masa përballë Tiranës, pikat që mund ta mundni kundërshtarin?

“Të them të drejtën kanë qenë të njëjtat gjatë gjithë sezonit. Tirana vuan momentalisht, por edhe gjatë sezonit në linjat e fundit dhe ndryshimin nga pjesa e parë në të dytë. Nuk ka organikë të thellë dhe kjo e ka penalizuar”.

Ju fituat derbin e parë si trajner, mendon se sot mund t’i ndodhë ky fat Fagut?

“Çdo gjë është e hapur, është shumë e rëndësishme për Tiranën. Por akoma më e rëndësishme për Partizanin, për ekipin dhe lojtarët që ka. Të dyja ekipet kanë në pjatë objektiva shumë të rëndësishëm sezonal”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga