Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dëmtimet dhe kartonët, Teuta me mungesa të rëndësishme ndaj Laçit

Shkruar nga NEWSPORT
Dëmtimet dhe kartonët, Teuta me mungesa të rëndësishme
Teuta

Teuta do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Laçin në kuadër të javës së 25-të të Superiores. Duel shumë i luftuar mes 2 ekipeve që synojnë t’i largohen sa më shumë zonës së ftohtë të klasifikimit.

Por Bledar Devolli është në “hall” para këtij dueli. Timonieri i durrsakëve ka mungesa të rnëdësishme ndaj kurbinasve. Blerim Kotobelli dhe Vasil Zogos nuk do të udhëtojnë me ekipin për në Laç.

I pari ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë, ndërsa i dyti la fushën e lojës ndaj Skënderbeu vetëm pas 6 minutash. Dhe në këtë mënyrë do të mungojë për arsye dëmtimi. 

Gjithashtu në dyshim mbetet edhe Mingos. Ky i fundit ka munguar në ndeshjet e fundit për shkak dëmtimi dhe mbetet të shihet nëse do të mund të rikuperohet në kohë për duelin e së dielës të orës 13:30.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga