Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dëmtime dhe dënime, Partizani shkon i përgjysmuar në Rrogozhinë

Shkruar nga NEWSPORT
Dëmtime dhe dënime, Partizani shkon i përgjysmuar në
Partizani

Partizani do të luajë ditën e sotme përballë Egnatias në transfertë, ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Egnatia”, do të nisë në orën 13:30.

Kjo do të jetë një sfidë tepër e vështirë për të kuqtë. Jo vetëm për faktin që përballë kanë kampionët në fuqi dhe kryesuesit aktual të renditjes, por sepse skuadra e Partizanit është e përgjysmuar.

Eleke dhe Kote vazhdojnë që të jenë të dëmtuar dhe po marrin kohën e tyre për t’u rikuperuar. Gjithashtu edhe kapiteni Marcelino Preka ka shfaqur probleme dhe me shumë mundësi do ta nisë sfidën nga stoli.

Në krahun tjetër për shkak kartonësh do të mungojnë Taipi, Bytyçi, Janjeva dhe Gudjufi. Plot 7 mungesa për të kuqtë, ku problem shihet të jetë reparti i mbrojtjes.

Në këto kushte Aleksandar Veselinovic është i detyruar që të “arnojë” formacionin, me shumë "dalje" që i janë bërë nga 11-shja titullare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga