
Ibrahim Mustapha ka gjetur golin e parë me skuadrën e Bylisit. Afrikani ka shënaur në takimin ndaj Vllaznisë.
Sulmuesi i ri i ballshiotëve ka gjetur rrjetën dhe këtë e ka bërë pardje, në ndeshjen e luajtur në kompleksin e Bylisit. Nigeriani realizoi golin e fitores së takimit kundër shkodranëve sa i takon sfidës së kampionatit U-21.
Takimi u mbyll në shifrat 3-2 në favor të mallakastriotëve, me 28 vjeçarin që ishte vendimtar që në debutim me të kuqtë.
Mustapha për herë të fundit ka qenë pjesë e ligës së vendlindjes së tij, teksa ka provuar dhe aventurën në ish-ligën e Seferit, në Emiratet e Bashkaura Arabe. Lojtari i huaj shihet si përforcim me vlerë për ekipin e Superiores, duke shtuar këtu faktin që ka luajtur dhe për kombëtaren e Nigerisë.
