
Bledi Shkëmbi me stafin e tij teknik
Vllaznia – Tirana është kryesfida e javës së dytë në Superiore. Kjo ndeshje merr jetë sot në orën 20:00.
Stadiumi “Loro Boriçi” do të presë një përballje me rivalitet historik. Një sfidë e vertëtë për trajnerët Bledi Shkëmbi dhe Thomas Brdaric.
Ky i fundit ka fituar vetëm ndeshjen e parë të zhvilluar përballë Tiranës. Më pas ka humbur 4 dhe ka barazuar 3 të tjera.
Në anën tjetër Shkëmbi nuk ka fituar asnjëherë kundër kuqebluve. Katër takime kanë përfunduar barazim dhe një tjetër është mbyllur me humbje.
Brdaric dhe Shkëmbi kanë qenë dy herë përballë njëri-tjetrit. 1 fitore i përket trajnerit kuqeblu dhe 1 sfidë tjetër është mbyllur barazim.