Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Beteja e Orges Shehit me Tiranën për rrogat, FSHF ‘ultimatum’ klubit bardheblu

Shkruar nga NEWSPORT

Beteja e Orges Shehit me Tiranën për rrogat, FSHF

Orges Shehi dhe Tirana vijojnë të kenë një çështje konflikti mes tyre. Palët u ndanë në fillim të këtij sezoni dhe trajneri i hodhi në gjyq për shlyerje të detyrimeve.

Dhoma e Zgjidhjeve të Konflikteve në FSHF i dha pjesërisht të drejtë tekniku dhe Tirana duhet t’i paguajë 30 milionë lekë sipas vendimit.

Ky vendim ende nuk është respektuar nga klubi bardheblu dhe Shehi, tani trajner i Partizanit, i është drejtuar sërish FSHF-së për të zgjidhur ngërçin. Komisioni i Disiplinës dhe Etikës, në vendimet e fundit, i ka dhënë ultimatum 30-ditor Tiranës për të respektuar vendimin e parë.

“Pranimin e kërkesës së kërkuesit Orges Shehi. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 9, datë 14.12.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin”, shkruhet në vendimin e Disiplinës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga