Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Befasia mban emrin "Partizani", titullari i padiskutueshëm zyrtarizon largimin nga të kuqtë

Shkruar nga NEWSPORT
Befasia mban emrin "Partizani", titullari i padiskutueshëm
Partizani

David Atanaskoski nuk do të jetë më lojtar i Partizanit. Mbrojtësi dhe klubi kryeqytetas kanë vendosur të ndajnë rrugët mes tyre.

27-vjeçarit i ka përfunduar kontrata me “Demat” dhe në këtë mynyrë mes lojtarit dhe klubit nuk është vazhduar zgjatja e kontratës. Në këto kushte mbrojtësi maqedonas largohet nga kryeqyteti me parametra zero.

Largimin e ka zyrtarizuar vetë 27-vjeçari nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Atanaskoski falenderon Partizanin për mundësinë e dhënë. Kujtojmë se 27-vjeçari është bërë pjesë e të kuqve në korrik të vitit 2022 dhe tashmë largohet pas 2 sezonesh. Mbrojtësi është një nga lojtarët më me shumë minuta te “Demat”, i cili ia doli të fitonte një vend në 11-she, duke lënë në stol Paulo Buxhelajn.

Në këtë sezon me fanellën e Partizanit zhvilloi 44 ndeshje, ku ia doli të shënonte 1 gol dhe të dhuronte 3 asiste, duke qenë një titullar i padiskutueshëm në formacionin e kryeqytetasve.

Befasia mban emrin "Partizani", titullari i padiskutueshëm
Postimi i David Atanaskoskit
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga