Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Barazimi përballë Elbasanit, Brdaric i pakënaqur: S’ishte rezultat i drejtë, investuam shumë në këtë ndeshje

Shkruar nga NEWSPORT
Barazimi përballë Elbasanit, Brdaric i pakënaqur: S’ishte
Thomas Brdaric

Vllaznia dhe Elbasani kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi me rezultatin 1-1. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i shkodranëve, Thomas Brdaric.

“Nuk ishte rezultat i drejtë, investuam shumë në këtë ndeshje. Kishim avantazhe dhe mundësi, por ndodh në futboll sepse kishim përballë një portier mjaft të mirë si ai i Elbasanit. Duhet të jemi më të qetë për të pritur momentin e duhur. Nuk ishim mjaft të qetë në disa moment. 1 pikë është 1 pikë, por përsëri mund të bëjmë më mirë.

All - Paragraf - 3

Elbasani është ekip me eksperiencë dhe po luftojnë për Final 4. E nisëm lojën që të fitonim ndeshjen dhe të fitonim pikë. Morëm 1 pikë sot, por definitivisht e dija që mund të merrnim më tepër nëse fati do të ishte në anën tonë. Do punojmë që ndeshjen tjetër të shënojmë, mbajmë portën e paprekur dhe të kalojmë turin në Kupë.

Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë në rritjen tonë. Kemi lojtarë me dhe pa eksperiencë. Duhet të kemi shpirtin e ekipit për të mbajtur një atmsoferë të mirë brenda grupit”, është shprehur Brdaric.

 

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7