Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Barazimi me Teutën, Qatip Osmani: Ishte test për sfidën e Kupës, kjo pikë do të vlejë në fund të kampionatit

Shkruar nga NEWSPORT
Barazimi me Teutën, Qatip Osmani: Ishte test për sfidën e
Qatip Osmani

Teuta dhe Vllaznia barazuan me njëra-tjetrën në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi me rezultatin 0-0. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV ka folur trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani.

“Pas rezultateve të fundit që patëm ishim të detyruam të ndryshonim diçka dhe të freskonim ekipin. Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve. Kundër Egnatias të mërkurën kemi Stojanovic dhe Hakaj me karton të kuq, kurse sot ishte test për lojtarët që mendoj t’i aktivizoj në kupë”, është shprehur fillimisht Osmani.

“Pjesën e parë u orientuam më shumë në lojën mbrojtëse. Nuk depërtonim në sulm. Në momentet e duhura kur duhej të sulmonim, nuk kishim pasimin e fundit”, tha më tej trajneri i Vllaznisë.

Sa vlen kjo pikë?

“Kjo pikë sigurisht që vlen. Në fund të kampionatit do të vlejë se ndoshta momentalisht jo dhe aq shumë”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga