Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Asnjë fitore prej 1 viti, njihuni me STATISTIKAT e duelit Partizani – Teuta

Shkruar nga NEWSPORT
Asnjë fitore prej 1 viti, njihuni me STATISTIKAT e duelit Partizani –
Partizani - Teuta

Partizani – Teuta është një nga ndeshjet e javës së 30-të që do të luhet në Superiore. Përballje kjo që do të zhvillohet ditën e dielë në “Arenë e Demave” në orën 18:00.

Një përballje shumë e rëndësishme për kryeqytetasit dhe për durrsakët, të cilët do të hyjnë vetëm për fitoren në fushën e lojës. E luftuar pritet të jetë sfida mes tyre në “Arenën e Demave”, teksa nga përballjet direkte duket se janë më të avantazhuar të kuqtë.

Në 3 duelet e këtij sezonit të zhvilluara mes “Demave” dhe “Djemve të Detit” , 2 prej tyre kanë fituar të kuqtë, ndërsa vetëm 1 sfidë ka përfunduar në barazim. Ndërkohë fitorja e Tetës është para 1 viti, në sfidën e zhvilluar në “Niko Dovana”, me durrsakët që triumfonin 1-0 me gol të Ergys Peposhit.

Të dielën në kryeqytet, Teuta do të synojë rikthimin te fitorja ndaj Partizanit për të ndryshuar edhe kahun e statistikave. Ndërsa nga ana tjetër fitorja vlen më shumë se 3 pikë për shkak të situatës në të cilën ndodhen “Djemtë e Detit”, që synojnë t’i largohen fundit të klasifikimit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga