
Partizani-Bylis, duel nga sezoni i kaluar
Bylis – Partizani është njën nga duelet e javës së 35-të të kampionatit. Takim ky që do të luhet në orën 15:30 ditën e shtunë.
Përballje shumë e rëndësishme për objektivat e skuadrave, të cilat kanë detyrim vetëm 3 pikët. Ballshiotët i kërkojnë për mbijetesën, ndërsa kryeqytetasit i duan për të siguruar vendin e 4-të në “Final – Four”.
Pavarësisht objektivave dhe renditjes në këtë sezon, statistikat e përballjeve direkte thonë diçka tjetër. Në 3 duelet e këtij sezoni të zhvilluara mes tyre skuadra e Gentian Mezanit ka arritur t’i marrë plot 6 pikë të kuqve. Ballshiotët kanë fituar në 2 raste, teksa vetëm 1 sfidë ka fituar Partizani. 4 gola ka shënuar Partizani dhe 5 gola kanë shënuar ballshiotët.
Poll