
Partizani do të dalë në fushë ditën e nesërme në “Arenën e Demave” ku do të presë Elbasanin në javën e fundit të Kategorisë Superiore. Ekipi kryeqytetas dhe verdheblutë janë në luftë për vendin e katërt, gjë që do të bëhet e ditur nesër. Në prag të këtij takimi, mbrojtësi i Partizanit David Domgjoni doli në konferencë për shtyp për mediat.
“Si e prisni ndeshjen ndaj Elbasanit? Ashtu siç e tha edhe profesori padiskutim që është një ndeshje e rëndësishme. Edhe ne si lojtarë jam dimë rëndësinë kësaj ndeshje. Kemi punuar këto ditë më shumë në aspektin psikologjik. Ta lem pas atë humbje ndaj Egnatias. Jemi të fokusuar dhe kemi besim tek njëri-tjetri sepse gjatë këtyre 33 javëve kemi qenë pjesë aty , asnjëherë nuk e kemi diskutuar “Final 4”. Besoj që edhe këtë ndeshje vendimtare të fundit nuk do ta diskutojmë. Do mendojmë secili të jap maksimumin, të jemi të bashkuar dhe besoj në fund do t’ia dalim.
Me Elbasanin kemi luajtur 3 ndeshje dy i kemi barazuar dhe kemi humbur një. Elbasani ka një ekip të mirë. Siç tha edhe profesori kanë bërë mirë në fazën e tretë dhe të katërt. Ne jemi Partizani dhe kemi besim te kualitetet tona. E kemi përgatitur ndeshjen mjaft mirë, profesori ka punuar edhe në aspektin psikologjik dhe të gjithë lojtarët besoj se janë të gatshëm. E respektojmë Elbasanin për pikët që ka marrë dhe që ka ardhur deri këtu, por më shumë respektojmë veten dhe nesër të futemi në fushë vetëm me mentalitet fituesi.
Unë kur jam bashkuar me ekipin në Tetor , realisht kemi qenë në pozita të tjera. Duke parë tranzicionin që ka patur ekipi me ato ulje-ngritjet tona por besoj që në këtë ndeshje gjithçka barazohet me zero dhe duhet të japim maksimumin për këtë ndeshje ta shpëtojmë sezonin për arsye se kemi qenë për 33 javë në zonën e “Final 4” kemi qenë edhe në vend të parë. Duhet të japim të gjithë maksimumin ta përmbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme.”, tha Domgjoni.