
Dueli mes Elbasanit dhe Partizanit i zhvilluar në “Elbasan Arena” dhe që përfundoi në barazim 1-1 ka shkaktuar shumë polemika. Florjan Lata është arbitri i shumë kontestuar nga palët dhe sidomos nga vendasit për vendimet e tij gjatë ndeshjes.
Një gol i anuluar dhe një penallti e pa dhënë për elbasanasit ka irrituar tifogrupin “Tigrat Verdheblu”. Por jo vetëm kaq, pasi pas kësaj sfide mbështetësit e Elbasanit kanë treguar se në shtëpinë e tyre ka “zbarkuar” policia, e cila ka tmerruar familjarët dhe ka bërë presion për arrestim.
Nga ky operacion sipas tyre është arrestuar një nga anëtarët, ndërsa disa të tjera janë në kërkim. Ky “Show” sipas tyre mban emrin e arbitrit Lata, por këto janë aktorë të dështuar që duhen injoruar.
"SHOW" i turpit ne ndeshjen ndaj Partizanit mban emrin Florian Lata. Jeni mesuar t'ju pershendesin me liber shpie, por jeni aktore te deshtuar qe duhen injoruar.
Ne date 20 tetor, pas perfundimit te ndeshjes policia e shtetit fillon nje aksion, duke mesyer neper shtepite e antareve tane ku perpos shqetesimit te krijuar kane kaluar deri ne presione per arrestim.
Bilanci i Operacionit alla "Tempulli" :
Nje anetar i arrestuar e dhjetera ne kerkim.
Personazhet e dy paragrafeve mesiper kane nje te perbashket, njerez te deshtuar ku marrin pushtet nga uniforma te palara.
Liri per Ultrasit”, shkruhet në postimin e tifozëve.
View this post on Instagram