Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Armiqësi e hershme apo ndeshja e fundit në “Selman Stërmasi?! Si nisi përplasja mes tifozëve të Elbasanit dhe Tiranës, përshkallëzoi në “sy” të Policisë

Shkruar nga NEWSPORT
Armiqësi e hershme apo ndeshja e fundit në “Selman
Tirona Fanatics - Tigrat Verdheblu

Sfida mes Elbasanit dhe Tiranës që po zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, nisi në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. Dy tifozëritë u përplasën ashpër me njëra-tjetrën, situatë e cila përshkallëzoi në dhunë barbare.

Por si nisi gjithçka?! Dihet prej vitesh “armiqësia” mes dy tifozërive, që në vitet e arta të Elbasanit kur fitonte titullin kampion në Superiore, e cila vazhdoi edhe kur “verdheblutë” ishin në Kategorinë e Tretë, duke u ngritur në shkallët drejt elitës.

Edhe kur Elbasani dhe Tirana nuk përballen bashkë, shpeshherë kemi parë që dy tifozëritë “thumbojnë” njëra-tjetrën në distancë, me kore ofenduese dhe jo vetëm.

Përveç armiqësisë së vjetër situata u “nxeh” akoma më shumë në ndeshjen e fundit të kampionatit mes dy ekipeve, duel i cili u mbajt në stadiumin “Selman Stërmasi”. Edhe aty pati tendencë dhe “dëshirë” për sherr mes dy tifozërive, por uniformat blu ndërhynë në kohë duke mos lejuar diçka të tillë.

Por sot, “në sy” të Policisë, tifozët jo vetëm që u përplasën, por me një dhunë barbare, që nuk shihej prej kohësh në futbollin shqiptar. Shkopa, rripa, karrige dhe flakadanë, fluturonin nga njëri krah në tjetrin, duke lënë “blof” Policinë, e cila mesa duket nuk ishte përgatitur për një skenë të tillë.

Tifozët e Tiranës dukeshin më të “etur”, duke kaluar hekurat që ndajnë tribunën nga pista rreth fushës. “Etjes” së bardhebluve, tifozët e Elbasanin ju përgjigjën me të njëjtën monedhë, duke vrapuar drejt “rrethit të sherrit”, ku edhe stjuartët ngurronin të merrnin pjesë.

Një ngjarje e shëmtuar, që “ndot” jo vetëm këtë sfidë të bukur mes dy ekipeve me histori, por dhuna e “tërbuar” prish gjerësisht imazhin e futbollit shqiptar.

Poll

Lexo gjithashtu