
Ditën e sotme u hodh shorti për finalet e “Final – Four”, ku Skënderbeu do të matë forcat me Partizanin më 17 maj në orën 20:00 në “Air Albania”. Menjëherë presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj ka folur pas këtij shorti.
Kreu i korcarëve ka theksuar se do të jetë një “luftë’ e madhe për trofeun, ndërsa do të luftojnë deri në fund titullin. Një skuadër me lojtarë të rinj dhe të talentuar e meriton të mbyllë sezonin me trofe.
“Ky ishte një vit i bukur bëmë një skuadër me djem të ri dhe të talentuar. Është diçka e madhe për ne dhe qytetin kjo arritje. Të gjithë investojnë në mënyrat e veta. Kampionati është një gjë e madhe për ne dhe qytetin e Korçës e do të jemi për ta synuar atë. Bëhet një luftë e madhe. Kemi edhe 3 vite nga dënimi, këto janë ndeshje finale nuk kanë të bëjë motivimi për këto ndeshje sdo ndonjë gjë të madhe se dihet. Gjithë ky vit i mundimshëm kurorëzohet në “Air Albania”, ka deklaruar kreu i korçarëve.
Kujtojmëse korçarët e mbyllën sezonin e rregullt të Superiores në vendin e 4 me 51 pikë, 1 më shume se Tirana e vendit të 5, që mbeti jashtë "Final - Four".