Dueli sotëm mes Elbasanit që pret mikeshë Vllazninë në “Elbasan Arena”, është i vlefshëm për javën e 15-të të Superiores.
Për përballjen e sotme trajneri i “verdhebluve”, Ivan Gvozdenovic ka vendosur edhe 11-shen titullare me të cilën zbret në fushë për të pritur rivalët. Nga ana tjetër edhe timonieri i skuadrës shkodrane, Eduart Martini ka bërë të ditur emrat e artilerisë së tij me të cilën synon të dominojë lojën dhe të rrëmbejë pikët.
FORMACIONET ZYRTARE:
ELBASANI: Janaçek, Olberkis, Lulaj, Manellari, Musta, Qose, Ibrahim, Bunjaku, Lajthia, Loukili, Tsague.
Trajner: Ivan Gvozdenovic.
VLLAZNIA: Pohls, Bajrami, Gjini, Kuros, Gurishta, Krymi, Mala, Kallaku, Murataj, Kastrati, Balaj.
Trajner: Edi Martini.
