
Mahamadou Dembele
Mahamadou Dembele shqetëson Tiranën. Qendërmbrojtësi është dëmtuar dhe diçka e tillë i shkakton “dhimbje koke” stafit dhe trajnerit Vangjel Mile.
Titullari mësohet se ka pësuar një tërheqje të lehtë, por gjithsesi pritet të mungojë 1 muaj. Një mungesë e rëndësishme për Milen, i cili në ndeshjet e ardhshme nuk do të mund të llogaritë francezin.
Dembele i shtohet kështu listës së të dëmtuarve, ku kujtojmë se të dëmtuar vazhdojnë të jenë Kola dhe Meta. “Hallet” e mëdhaja janë për Milen, i cili duhet të gjejë zëvendësueasin e Dembele për ndeshjet e ardhshme.
Poll