Te Tirana kanë kthyer fokusin te merkatoja. Mustafa Abdullahu është shumë afër shitjes te Borussia Dortmund. Gjermanët do të paguajnë 250 mijë euro te bardheblutë dhe 20-vjeçari të bëhet pjesë e ekipit B të Borussias.
Por jo vetëm kaq, siç duket drejtuesit bardheblutë kanë vendosur të ‘’boshatisin” portën, e cila është një nga repartet e mbipopulluara. Leon Kozi gjithashtu mund të largohet nga bardheblutë gjatë kësaj merkatoje, ndërsa i paprekshëm mbetet gentian Selmani.
Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se portieri 21-vjeçari mund të huazohet te Laçi. Kurbinasit kërkojnë një gardian për portën për sezonin e ri, pasi për Mario Dajsinanin ka oferta nga skuadra të tjera të Superiores, saktësisht Egnatia. Në këtë mënyrë kurbinasit duan të përgatiten paraprakisht në rast të largimit të Dajsinanit. Mbetet të shihet se si d0 të konkretizohet ky operacion.