Laçi duket se tashmë ka gjetur vazhdimësinë në kampionat dhe ardhja e Francesco Morieros ka rezultuar e duhura. Italiani drejton kurbinasit në 3 ndeshje dhe ka arritur të rikthejë bardhezinjtë në “shinat” e duhura.
Laçi i Morieros ka siguruar 2 fitore dhe 1 barazim, në total 7 pikë. Kurbinasit janë skuadra që kanë marrë më shumë pikë se çdo ekip tjetër në Superiore në 3 ndeshjet e fundit.
Një “këmbanë” alarmi kjo për skuadrat e tjera të Superiores dhe veçanërisht për të kreut, pasi Laçi i “rizgjuar” është si një “uragan” që merr me vetë çdo gjë që i del para. Sfida e radhës për Laçin do të jetë ndaj Bylisit, duel direkt për mbijetesën dhe që do të luhet në “Adush Muça” ditën e hënë në orën 14:00.
Poll