Partizani ia doli që të triumfonte dje me shifrat 2-1 përballë Teutës në “Arenën e Demave”. Goli i parë për të kuqtë u shënua nga Rrok Toma, ndërsa për të dytin mendoi Diego Contreras.
Të dy këta lojtarë ishin ata që shënuan edhe në ndeshjen e fundit përballë Teutës, në fitoren me përmbysje 2-3. Si Toma ashtu dhe Contreras duket se me Kërnajën në stol kanë një tjetër “fytyrë”.
I pari, me eksperiencë edhe në Superiore ka shënuar 3 gola në kampionat, teksa ka dhuruar edhe 1 asist. Ndërkohë që kolumbiani ka shënuar 3 gola, duke gjetur rrugën e rrjetës çdo 74 minuta sipas mesatares.
Toma, 21 vjeç dhe Contreras 22 vjeç, duket se janë kthyer në “bomberat” e ekipit të kuq, i cili po vuante të shënonte në disa ndeshje paraardhëse. Megjithatë, dyshja lezhjano-kolumbiane, po e bën mjaft mirë këtë punë.
Kujtojmë se Toma u mor nga ekipi italian i Serie C, UC AlbinoLeffe, ndëras Contreras para se të vishte fanellën e Partizanit, aktivizohej me Jaguares në Kolumbi.
Vlen të përmendet se vlera e Tomës në “Transfermarkt” nuk është pak, por 200 mijë euro. Në krahun tjetër sulmuesi kolumbian vlerësohet sa gjysma e lezhjanit, pra 100 mijë euro.
